Borë deri 40 cm, akse të bllokuara dhe mungesë energjie në Dibër
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Dibër. Raportohen rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona.
09:31 7 h më parë11.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Moti arktik ka prekur edhe zona të tjera të veriut të SHBA-së, duke ndikuar jetën e më shumë se 40 milionë personave.
Një stuhi e fortë dëbore, e cila sipas parashikimeve është më e rënda në tre vitet e fundit, ka goditur Nju Jorkun, duke shkaktuar paralizë të pjesshme të qytetit. Qindra fluturime janë anuluar, ndërsa autoritetet e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit kanë shpallur gjendjen e emergjencës meteorologjike.
Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, theksoi se “siguria e qytetarëve është prioriteti kryesor” dhe u bëri thirrje banorëve të shmangin udhëtimet e panevojshme, për shkak të kushteve të rrezikshme atmosferike.
Sipas parashikimeve, reshjet e dëborës mund të arrijnë deri në 20 centimetra, ndërsa në disa zona intensiteti i tyre mund të jetë 5 centimetra në orë. Në shumë pjesë të qytetit është raportuar gjithashtu dëborë e përzier me akull dhe shi të ngrirë, duke rritur rrezikun në rrugë.
Rrugë zakonisht shumë të frekuentuara, si Lexington Avenue dhe Park Avenue në Upper East Side, janë parë pothuajse të zbrazëta, pavarësisht dekorimeve festive. Sipas të dhënave të FlightAware, janë anuluar mbi 1.600 fluturime brenda Shteteve të Bashkuara, ndërsa më shumë se 7.800 fluturime të tjera kanë pësuar vonesa.
Aeroportet John F. Kennedy, Newark Liberty International dhe LaGuardia kanë regjistruar numrin më të madh të anulimeve. Stuhia arktike ka prekur edhe zona të tjera të veriut të SHBA-së, duke ndikuar jetën e më shumë se 40 milionë personave.
Downing Street thuhet se është në bisedime me aleatët evropianë për dërgimin e një force ushtarake në Groenlandë për të mbrojtur Arktikun dhe "të lehtësojë shqetësimet e sigurisë së Donald Trump".
17:03 14 min më parë11.01.2026.
Autori
Presidenti amerikan e ka kthyer vëmendjen e tij nga Kuba që kur forcat amerikane kapën udhëheqësin e Venezuelës, Nicolas Maduro, më 3 janar në kryeqytetin e saj.
16:10 1 h më parë11.01.2026.
Autori
Mediat raportojnë se Izraeli ka rritur gatishmërinë pas deklaratave të fundit nga Amerika se mund të ketë një sulm në Iran për shkak të shtypjes që autoritetet e këtij vendi po i bëjnë protestave të qytetarëve.
12:51 4 h më parë11.01.2026.
Autori
Të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror në Kolumbi. Mes viktimave raportohet dhe një këngëtar i njohur.
12:03 5 h më parë11.01.2026.
Autori
Të paktën 1 person ka humbur jetën dhe qindra shtëpi janë djegur si pasojë e zjarreve shkatërrimtare që kanë shpërthyer në Australi. Situata pritet të përkeqësohet për shkak të temperaturave të larta.
11:21 5 h më parë11.01.2026.
Autori
Qindra persona janë evakuuar në orët e para të mëngjesit nga një ndërtesë në Ferrara e cila u përfshi nga flakët për motive ende të paqarta. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
10:16 7 h më parë11.01.2026.
Autori
Departamenti Amerikan i Shtetit iu kërkon qytetarëve amerikanë në Venezuelë që të largohen me shpejtësi nga vendi për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë pas arrestimit të Nicolas Maduros.
09:12 8 h më parë11.01.2026.
Autori
Shtetet e Bashkuara dhe partnerët ndërmorën një tjetër sulm kundër objektivave të Shtetit Islamik në Siri. Ende nuk dihen detaje nga operacioni.
08:44 8 h më parë11.01.2026.
Autori
Të paktën 29 persona u arrestuan dhe 1 oficer u plagos në protestën e radhës në Minneapolis pas vrasjes së një gruaje nga një agjent i Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave.
08:17 9 h më parë11.01.2026.
Autori
Komente (0)