Pamje historike: Momentet e para të Nicolás Maduro pas dorëzimit te DEA në New York

Reagime të shumta, veçanërisht mes qytetarëve të Venezuelës, të cilët prej vitesh kërkonin që ish-udhëheqësi i vendit të përballej me drejtësinë.

04.01.2026. 09:28

Pamje historike: Momentet e para të Nicolás Maduro pas dorëzimit te DEA në New York

Pamjet që miliona njerëz në Venezuelë i prisnin prej vitesh, më në fund janë publikuar. Fotografi dhe video që tregojnë momentin e dorëzimit të Nicolás Maduro nga ushtarët e Marinës së Shteteve të Bashkuara te agjentët e Administratës Amerikane për Luftën Kundër Drogës në New York.

Pamjet e para e tregojnë Maduron teksa zbret nga avioni me të cilin u transportua në Shtetet e Bashkuara. Më pas, ai shfaqet duke mbërritur në ambientet e DEA-s, pas arrestimit të tij në Venezuelë. Sipas konfirmimeve zyrtare, operacioni është kryer nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump.

Materiali është shpërndarë në rrjete sociale dhe po cilësohet si “historik”, duke shkaktuar reagime të shumta, veçanërisht mes qytetarëve venezuelianë që prej vitesh kërkonin që ish-udhëheqësi i vendit të përballej me drejtësinë.

Pamjet tregojnë Maduron nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruar nga autoritetet amerikane, në një nga momentet e para publike pas kapjes së tij.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)