Detaje të reja janë zbuluar rreth burgut në Shtetet e Bashkuara ku mbahet presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.
Sipas të dhënave të publikuara në disa media, lideri venezuelas është vendosur në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit në Bruklin, i cili gjithashtu si “ferri i Bruklin”, për shkak të kushteve jo të mira që ai ka.
Në këtë qendër qëndrojnë më shumë se 1600 persona, në pritje të gjyqit, kanë qëndruar disa emra të njohur, si Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e financierit Jeffrey Epstein të dënuar për krime seksuale, Sean “Diddy” Combs, si dhe këngëtari R. Kelly.
Qendra funksionon kryesisht për të ndaluarit që presin gjykimin ose shpalljen e dënimit.
Prej vitesh, organizatat për të drejtat e njeriut kanë denoncuar kushtet e vështira që ka kjo qendër paraburgimi për shkak të neglizhencës së autoriteteve dhe keqtrajtimin e të burgosurve.
Maduro, i cili pritet të dalë përpara gjykatës të hënën akuzohet si udhëheqës të kartelit “Cartel de Los Soles”, një organizatë e dyshuar për trafik droge që drejtohet nga elita ushtarake dhe politike e Venezuelës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)