Musk dhe Trump "shkrijnë akujt", e nisin vitin me një darkë në Mar-a-lago

Një fotografi e publikuar në 'X' nga Elon Musk, që tregon CEO-n e Tesla-s duke darkuar me Donald dhe Melania Trump në kompleksin e Mar-a-lago tregon se marrëdhënia e tyre është rivendosur dhe grindjet e muajve të fundit janë shuar.

05.01.2026. 09:36

Musk dhe Trump "shkrijnë akujt", e nisin vitin me një darkë në Mar-a-lago

Elon Musk dhe Donald Trump darkuan së bashku të shtunën në mbrëmje në Mar-a-Lago, me pjesëmarrjen e Melania Trump, në një takim që vjen pas muajsh marrëdhëniesh të ftohta dhe konfrontimesh publike midis të dyve.

Musk postoi një foto të darkës në X, duke folur me superlativa për kreun e Shtëpisë së Bardhë dhe Zonjën e Parë.

“Pata një darkë të mrekullueshme mbrëmë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe Zonjën e Parë. Viti 2026 do të jetë i mrekullueshëm!”, tha CEO i Tesla-s duke dërguar një mesazh optimizmi dhe duke sinjalizuar publikisht një afrim me  Trump.

Paraqitja e tyre e përbashkët shihet si një shenjë e rivendosjes së marrëdhënieve të tyre, pasi Trump kishte ndryshuar disa herë deklarata e tij për Musk. Ai fillimisht kishte deklaruar se nuk kishte ndërmend të komunikonte me Musk, por më vonë pranoi se kreu i Tesla dhe SpaceX "kaloi një kohë të vështirë dhe se thellë-thellë ai është një njeri i mirë".

Të dy u shfaqën përsëri së bashku në shtator, në një shërbim përkujtimor për Charlie Kirk në Arizona.

Ndërkohë, disa orë pas darkës në Mar-A-Lago dhe mes zhvillimeve të shpejta në Venezuelë, Musk vazhdoi me një seri postimesh në X, duke shprehur mbështetjen e tij për liderin amerikan dhe administratën Trump.

Në të njëjtën kohë, Starlink njoftoi se do të ofronte akses falas në internet në Venezuelë deri në fillim të shkurtit, një veprim që ai e përshkroi si një përpjekje për të "mbështetur njerëzit në një kohë pasigurie".

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)