"Kuba i ka ditët e numëruara", senatori amerikan paralajmëron operacionin e radhës të Amerikës

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se “ditët e Kubës janë të numëruara”, pas operacionit ushtarak amerikan që çoi në kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Burimi: CNN

05.01.2026. 10:52

"Kuba i ka ditët e numëruara", senatori amerikan paralajmëron operacionin e radhës të Amerikës

Zërave se operacionin amerikan në Venezuelë, do ta pasojnë të ngjashëm në shtete të tjera të Amerikës Latine, u ka fryrë më tepër senatori amerikan Lindsey Graham duke thënë se tashmë "ditët e Kubës janë të numëruara".

"Thjesht prisni për Kubën. Kuba është një diktaturë komuniste që ka vrarë priftërinj dhe murgesha, ata kanë sulmuar popullin e tyre, ditët e tyre janë të numëruara", u shpreh Graham para gazetarëve të dielën teksa udhëtonte me Presidentin amerikan Donald Trump në bordin e avionit Air Force One.

Teksa komentonte arrestimin e Nicolas Maduro gjatë operacionit në shkallë të gjerë të forcave amerikane në Karakas, Graham shtoi: "Do të zgjohemi një ditë, shpresoj në vitin 2026 dhe në oborrin tonë do të kemi aleatë në këto vende që bëjnë biznes me Amerikën, jo diktatorë narko-terroristë që vrasin amerikanë".

Të shtunën sakaq, Trump njoftoi se veprimi ushtarak amerikan ndaj Venezuelës rezultoi në kapjen e Maduros dhe gruas së tij Cilia Flores, duke u zotuar gjithashtu se vendi do të kontrollohet nga amerikanët përkohësisht, qoftë edhe me vendosjen e trupave ushtarake nga SHBA nëse është e nevojshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)