Pentagoni gati të “fshijë” ushtaret femra nga fronti i luftës

Nis rishikimi për “efektivitetin operativ” të grave gjatë betejave, shpallen standardet e reja fizike për forcat e armatosura.

07.01.2026. 19:45

Pentagoni gati të “fshijë” ushtaret femra nga fronti i luftës

Pentagoni njoftoi se do të nisë rishikimin për “efektivitetin operativ” të grave në rolet e luftës, afërsisht dhjetë vjet pasi femrat u lejuan që të përfshiheshin në të gjitha rangjet e ushtrisë amerikane. Ky hap i konfirmuar nga Departamenti i Mbrojtjes, vjen pas deklaratave të kreut të Pentagonit, Pete Hegseth, i cili ka shpallur standarde të reja fizike për rekrutet dhe nuk ka përjashtuar mundësinë që disa gra mund të përjashtohen nga rolet e luftës.

Rishikimi do të kryhet nga Instituti i Mbrojtjes dhe do të përqendrohet në aspekte si gatishmëria, trajnimet dhe performanca e grave në ushtri dhe në forcat e marinës. Sipas një deklarate nga zëdhënës i Pentagonit, Kingsley Wilson, synimi është që standardet të respektohen dhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të garantojnë se kanë forcat e armatosura më efikase.

Ky rishikim i standardeve vjen në një moment kur nuk kanë munguar debatet rreth përgatitjes fizike dhe aftësive operative të ushtarëve amerikanë, me qëllim përmirësimin e efektivitetit të përgjithshëm të forcave të armatosura.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)