Pas ndërhyrjes së ushtrisë amerikane dhe arrestimit të ish-presidentit, Nicolas Maduro, në vëmendje është kthyer një tjetër pasuri e Venezuelës. Përpos naftës dhe floririt, resorse me të cilat është shteti më i pasur në botë, vendi amerikano-latin ka edhe një “thesar të fshehtë”.
Sipas raporteve që kanë dalë prej janarit 2026, spekulohet se Venezuela mund të ketë një rezervë të fshehtë prej 600,000 deri 660,000 Bitcoin, me një vlerë totale që në treg përllogaritet në afro 60 miliardë dollarë. Kjo sasi e konsiderueshme e kriptomonedhës, dyshohet se është grumbulluar përmes shmangies së sanksioneve dhe konvertimit të arit në Bitcoin.
Nëse kjo rezervë e fshehtë konfirmohet dhe bëhet objekt konfiskimi, sidomos në rast të përfshirjes së SHBA-ve, mund të ndodhin procedura ligjore që do të bllokojnë deri në 3% të furnizimit aktual të Bitcoin-it për një periudhë të gjatë. Një rezervë e tillë tronditëse do të kishte ndikime të rëndësishme në likuiditetin e Bitcoin-it, veçanërisht në tregjet e vitit 2026, ku ndikimet gjeopolitike janë gjithnjë e më të ndjeshme.
Foto nga web
Pavarësisht se këto raporte nuk janë ende të verifikuara zyrtarisht, ky zhvillim nxjerr në pah ndërthurjen mes kriptomonedhave, gjeopolitikës dhe financave globale, duke theksuar ndikimin që mund të ketë një vend si Venezuela në tregjet e Bitcoin-it.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Tre ushtarë amerikanë janë vrarë në aksion, thotë Komanda Qendrore e SHBA-së. Ata janë viktimat e para amerikane që njihen që kur SHBA-të filluan të sulmonin Iranin të shtunën.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranaë ka reaguar pas ngjareve të dhunës në protestën e opozitës një ditë më parë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale delegacioni shprehet kundër dhunës, teksa kërkon vetëpërmbajtje nga ana e politikës.
Futbollisti i kombëtares shqiptare Jasir Asani, i cili ndodhet në Iran ku luan me skuadrën e Esteghlal në Teheran, përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se ai është mirë.
Arsimi parauniversitar po përballet me një krizë të zgjatur, ndërsa mungesa e investimeve dhe vëmendjes politike po reflektohet edhe në rezultatet ndërkombëtare. I ftuar në “Pë(r)shtjellim”, ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, e cilësoi mungesën e prioritetit si “Thembra e Akilit”.
Një 70-vjeçar është plagosur pasi ka rënë nga një lartësi aksidentalisht. Ai është dërguar në spital nga familjarët e tij, teksa mësohet se ishte duke vendosur një llambë elektrike.
Çmimet globale të naftës janë rritur pasi të paktën tre anije u sulmuan pranë Ngushticës së Hormuzit, ndërsa Irani vazhdon të nisë sulme në të gjithë Lindjen e Mesme në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme nga SHBA-të dhe Izraeli.
Administrata Trump pritet të informojë "Bandën e Tetë" dhe ligjvënës të tjerë të lartë në komisionet kryesore mbi Iranin të hënën pasdite, sipas një burimi të njohur me çështjen.
Në videon e tij të publikuar Donald Trump thotë se "operacionet luftarake vazhdojnë me forcë të plotë dhe do të vazhdojnë derisa të arrihen të gjitha objektivat tona".
Presidenti Donald Trump përshkroi të dielën atë që e përshkroi si një afat kohor të mundshëm për konfliktin e SHBA-së me Iranin, duke dhënë sugjerimin se mund të zgjatet për disa javë.
Presidenti Donald Trump zhvilloi sot telefonata me udhëheqësit e Izraelit, Bahreinit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, tha sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, megjithëse nuk është e qartë se çfarë u tha.
Komente (0)