Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump riktheu deklaratat e forta rreth Groenlandës. Ai theksoi se SHBA-të janë të vendosura të veprojnë për të siguruar kontrollin e ishullit, qoftë edhe kundër vullnetit të palëve të tjera.
“Për momentin nuk po flas ende për para për Groenlandën, por mund ta bëj”, u shpreh Trump gjatë një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, rreth hipotezës së blerjes. Ai shtoi se SHBA do të ndërmarrë hapa konkretë për ishullin.
“Nëse ne nuk veprojmë, Rusia ose Kina do të marrin kontrollin e Groenlandës dhe ne nuk do ta pranojmë të kemi Rusinë apo Kinën si fqinjë”, deklaroi presidenti amerikan. “Nëse nuk duan të na e japin me të mirë, do ta bëjmë me të keq”, shtoi Trump, që gjithsesi e cilësoi veten “një admirues të madh të Danimarkës”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)