SHBA-të me dorë të hekurt, sekuestrojnë një tjetër çisternë nafte në Karaibe

Forcat amerikane kanë sekuestruar anijen e gjashtë cisternë të lidhur me Venezuelën dhe flotën hije që transporton naftë për llogari të Rusisë e Iranit, në ujërat e Karaibeve.

Burimi: Reuters

15.01.2026. 16:40

SHBA-të me dorë të hekurt, sekuestrojnë një tjetër çisternë nafte në Karaibe

Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një tjetër cisternë të lidhur me Venezuelën në ujërat e Karaibeve. Zyrtarët amerikanë konfirmuan sekuestron për Reuters përpara një takimi midis Presidentit Donald Trump dhe udhëheqëses së opozitës Maria Corina Machado.

Komanda Jugore e SHBA-së konfirmoi operacionin, i cili u zhvillua para agimit, duke thënë se forcat amerikane e kapën tankerin motorik “Veronica” pa incidente Sipas deklaratës, anija po kryente një mision për të anashkaluar një bllokadë të urdhëruar nga Presidenti Trump mbi anijet që i nënshtroheshin sanksioneve.

"E vetmja naftë që do të largohet nga Venezuela është ajo, eksporti i së cilës koordinohet siç duhet dhe ligjërisht", thuhet në njoftim.

“Veronica” ishte anija e gjashtë që Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar në javët e fundit për transportimin e naftës venezueliane.  Anijet e sekuestruara deri më tani kanë qenë ato që janë sanksionuar nga Uashingtoni ose i përkisnin "flotës në hije", që fsheh origjinën e saj për të transportuar naftë nga vende të tilla si Irani, Rusia ose Venezuela.

Javën e kaluar, SHBA-të sekuestruan një anije cisternë me flamur rus pas një ndjekjeje dyjavore në Atlantik.

Sakaq, Trump pritet të takohet me lideren e opoitës venezueliane sot, për herë të parë që nga përmbysja dhe arrestimi i Presidentit Nicolas Maduro. Ai më parë e ka quajtur atë një "luftëtare të lirisë", por ka hedhur poshtë idenë e marrjes së udhëheqjes së Venezuelës, duke argumentuar se asaj i mungon mbështetja e gjerë brenda vendit.

Një raport i klasifikuar i CIA-s që i është dorëzuar Trump arrin në përfundimin se mbështetësit e Maduros, përfshirë Presidenten e përkohshme Delcy Rodriguez, janë në një pozicion më të mirë për të ruajtur stabilitetin në vend.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)