Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të enjten sanksione ndaj 5 zyrtarëve iranianë, për të cilët pretendon se janë orkestruesit dhe organizatorët e dhunës ndaj protestuesve paqësore në Iran.
Departamenti i Thesarit mes të tjerash informon se po gjurmohen fondet e liderëve iranianë që dyshohet se po depozitohen ditët e fundit në banka të ndryshme të botës.
Departamenti tha se vendosi sanksione ndaj Sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, si dhe ndaj komandantëve të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike dhe forcave të rendit.
Në një deklaratë për shtyp sekretari Bessent kërcënoi liderët e Iranit se të gjithë paratë e vjedhura do të bllokohen teksa i ftoi që të ndalnin dhunën.
“Ju po transferoni dëshpërimisht fonde të vjedhura nga familjet iraniane drejt bankave dhe institucioneve financiare në mbarë botën. Jini të sigurt, ne do t’i gjurmojmë ato dhe ju. Por ka ende kohë, nëse zgjidhni të bashkoheni me ne. Siç ka thënë presidenti Trump, ndaloni dhunën dhe qëndroni në krah të popullit të Iranit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm në krah të popullit iranian në thirrjen e tij për liri dhe drejtësi,” tha Bessent në deklaratë.
Shtetet e Bashkuara kanë rritur dozat e kërcënimeve ndaj Iranit me presidentit Donald Trump që iu bëri thirrje liderëve të Republikës Islamike që të ndalin dhunën ndaj civilëve në të kundërt do të përballen me një goditje amerikane.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)