Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka kritikuar qëndrimin e vendeve evropiane ndaj Uashingtonit, duke i cilësuar ato si me dy fytyra.
Gjatë një interviste, Vance deklaroi se liderët evropianë shpesh mbajnë një retorikë kundërshtuese në publik, ndërsa në biseda private tregohen bashkëpunues dhe të gatshëm për kompromis me SHBA-në.
Sipas tij, narrativa se Evropa refuzon bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara është e rreme.
“Privatisht janë shumë miqësorë dhe bëjnë lëshime, por publikisht sulmojnë dhe deklarojnë se nuk do të bashkëpunojnë me amerikanët,” u shpreh Vance.
Zëvendëspresidenti amerikan u ndal edhe te çështja e Iranit, duke paralajmëruar se sigurimi i një arme bërthamore nga Teherani do të kishte pasoja të rënda për stabilitetin global.
Vance theksoi se politika e administratës Trump është e qartë: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore.
Ai shtoi se presidenti do të mbajë të hapura të gjitha opsionet, duke preferuar fillimisht zgjidhjet diplomatike, por pa përjashtuar ndërhyrjen ushtarake nëse ajo shihet si e vetmja alternativë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)