Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Rhode Island, ku si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ndeshjeje hokeji për shkollat e mesme tre persona mbetën të vrarë, përfshirë edhe autorin e dyshuar të sulmit, teksa 3 të tjerë mbetën të plagosur rëndë.
Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi në një arenë në Pawtucket, ku po zhvillohej një ndeshje hokeji ku merrte pjesë një anëtar i familjes së autorit.
Shefja e Policisë së Pawtucket, Tina Goncalves, deklaroi se situata u neutralizua shpejt pasi një person ndërhyri dhe neutralizoi sulmuesin.
Autoritetet identifikuan autorin si Robert Dorgan, i cili njihej edhe me emrin Roberta Esposito. Sipas policisë, ai ndërroi jetë nga një plagë me armë zjarri e shkaktuar vetë, ndërsa hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes vijojnë.
Tre persona mbeten të shtruar në spital në gjendje kritike. Shefja e policisë theksoi se, bazuar në të dhënat paraprake, ngjarja mund të lidhet me një mosmarrëveshje familjare.
Autoritetet nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi viktimat, por konfirmuan se dy prej personave që humbën jetën ishin të rritur.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)