Byroja e Antikrimit, agjencia kryesore hetimore e Minesotës, bën me dije se qeveria federale ka refuzuar zyrtarisht të dorëzojë prova dhe informacione në vrasjen e Alex Prettit.
Sipas agjencisë shtetërore, refuzimi i Byrosë Federale të Hetimit për të bashkëpunuar është "shqetësues dhe i pashembullt".
BCA raportoi se FBI kërkon të mbajë të fshehtë edhe dokumente mbi raste të tjera të ndjeshme, duke përfshirë vdekjen e Renee Good në duart e agjentëve federalë dhe të shtënat me armë zjarri ndaj një qytetari venezuelian muajin e kaluar.
Agjencia shtetërore përsëriti se ka ripërsëritur kërkesat për qasje në prova dhe informacione në të tre rastet.
"Agjencia jonë i ka komunikuar FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë se, nëse qëndrimi i tyre ndryshon, ne mbetemi të gatshëm të ndajmë informacionin që kemi marrë dhe do të mirëprisnim një hetim të përbashkët", tha mbikëqyrësi Dreë Evans .
Që pas ngjarjes së rëndë FBI deklaroi se do të merrte drejtimin e hetimit të vdekjes së Prettit në vend që t’ia linte atë autoriteteve lokale ose shtetërore.
Presidenti Donald Trump u zotua gjithashtu se një hetim i madh ishte duke u zhvilluar për vdekjen e Prettit, një infermier i kujdesit intensiv i cili u vra teksa po protestonte kundër një operacioni të ICE-së.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)