Parlamenti i Perusë ka shkarkuar presidentin në detyrë, José Jerí pas përfundimit të një procedure lidhur me akuza për trafik ndikimi dhe punësime të parregullta. Ai qëndroi vetëm katër muaj në detyrë, përpara shpërthimit të skandalit.
Mocioni i paraqitur nga opozita u miratua me 75 vota pro, 24 kundër dhe tre abstenime. Me këtë votim, Kongresi i Republikës së Perusë shpalli “vakancën” për postin e presidentit të Republikës.
Sipas procedurave kushtetuese, deri në zgjedhjen e një presidenti të ri të Parlamentit, vendi do të hyjë në një fazë tranzitore. Kreu i Parlamentit pritet të marrë përkohësisht drejtimin e shtetit, deri në stabilizimin e situatës institucionale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)