Stuhia e katërt më e madhe në 126 vite, imazhe dramatike nga New York

Videot e publikuara tregojnë forcën e stuhisë dhe peizazhin si në përralla në momentin kur gjithçka kishte përfunduar.

24.02.2026. 13:50

Stuhia e katërt më e madhe në 126 vite, imazhe dramatike nga New York

New York është paralizuar nga stuhia e dëborës që preku pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara. Stuhia ka shkaktuar reshje rekord në qytet dhe një emergjencë shtetërore. Videot e publikuara të momenteve të stuhisë, me erë të fortë dhe reshje të dendura ishin vërtetë dramatike.

Sipas meteorologëve, kjo stuhi është regjistruar si e katërta më e madhe në 126 vitet e fundit. Moti i keq pritet të vazhdojë dhe nga e mërkura deri të premten priten reshje të tjera të dendura mbi qytet.

Ky dimër po rezulton një prej më të pazakontëve për New York, duke shkaktuar sfida të mëdha për qarkullimin, transportin publik dhe jetën e përditshme të banorëve të “Mollës së Madhe”. Gjithsesi, qetësia pas stuhisë ka rezervuar imazhe tejet të bukura. Pas më shumë se 50 centimetër borë e freskët që përllogaritet se ka mbuluar Manhattan-in, Central Park ishte transformuar në një peizazh si në përralla.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)