Të shtëna në New York, plumbi qorr i merr jetën foshnjes 7-muajshe

Sipas policisë, të shtënat ndodhën kur dy persona që udhëtonin me një motoçikletë, iu afruan një grupi njerëzish të cilët po qëndronin përpara një dyqani. Pasagjeri dyshohet se hapi zjarr drejt turmës.

02.04.2026. 17:44

Të shtëna në New York, plumbi qorr i merr jetën foshnjes 7-muajshe

Një foshnjë shtatëmuajshe ka humbur jetën në New York pasi u godit nga një plumb qorr gjatë të shtënave me armë zjarri në lagjen Williamsburg, në Brooklyn. Ngjarja tragjike ka tronditur komunitetin lokal dhe ka rikthyer shqetësimin për dhunën me armë në qytet.

Sipas policisë, të shtënat ndodhën kur dy persona që udhëtonin me një motoçikletë, iu afruan një grupi njerëzish të cilët po qëndronin përpara një dyqani. Pasagjeri dyshohet se hapi zjarr drejt turmës, ndërsa një nga plumbat goditi foshnjën. Vogëlushja quhej Kaori Patterson-Moore dhe ndodhej në karrocë pranë prindërve të saj. Babai e transportoi menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, foshnja u shpall e vdekur.

Policia ka ndaluar një person dhe është ende në kërkim të drejtuesit të motoçikletës nga e cila dyshohet se u qëllua. Hetimet janë në vazhdim dhe deri tani nuk dihet ende se cili ishte objektivi i sulmit apo motivi i tij. Kryetari i bashkisë së qytetit, Zohran Mamdani, e ka cilësuar ngjarjen si “një kujtesë shkatërruese për gjithë punën që mbetet për të luftuar dhunën me armë”, duke theksuar se një realitet i tillë nuk mund të pranohet si normalitet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)