Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka lëshuar akuza të ashpra ndaj liderëve europianë, të cilët i quajti “derra të vegjël”.
Gjatë fjalimit të tij vjetor në Ministrinë e Mbrojtjes, Putin kërcënoi se Rusia do t’i rrëzojë të gjithë objektivat e saj në Ukrainë qoftë kjo përmes diplomacisë apo forcës ushtarake.
“Nëse ata nuk duan një diskutim thelbësor, atëherë Rusia do t’i çlirojë tokat e saj historike në fushën e betejës,” u shpreh ai.
Mes të tjerash, Putin akuzoi administratën e mëparshme amerikane se e çoi qëllimisht situatën drejt një konflikti të armatosur në Ukrainë, pasi besonte se Rusia do të dobësohej.
“Derrat e vegjël të Europës iu bashkuan menjëherë administratës së mëparshme amerikane, me shpresën për të përfituar nga shembja e vendit tonë”, tha Putin.
Deklaratat e kreut të Kremlinit vijnë në një kohë kur zyrtarët amerikanë të përfshirë në negociata shprehen se në bisedimet e fundit me palën ukrainase në Berlin janë zgjidhur 90% e çështjeve më të vështira.
Rusia vijon të kërkojë shkëputjen e Dobasit, diçka që Ukraina e refuzon në mënyrë kategorike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)