Rusia akuzon: Shteti Paralel kërkon të nisë Luftën e Tretë botërore

Deklarata nga i dërguari për negociata, Dmitriev. Moska mohon “diskutimet serioze” për takim trepalësh Rusi-SHBA-Ukrainë.

21.12.2025. 14:15

Rusia akuzon: Shteti Paralel kërkon të nisë Luftën e Tretë botërore

Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e 1.397-të, ndërsa tensionet diplomatike midis Moskës, Uashingtonit dhe Kievit vazhdojnë të rriten. Përfaqësuesi rus Kirill Dmitriev, pjesëmarrës në bisedimet në Miami, i ka cilësuar si “konstruktive” diskutimet me përfaqësuesit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Megjithatë, ai ka sulmuar atë që e quajti Shtetin Paralel (Deep State) amerikan , duke deklaruar se po përpiqet të shkaktojë një Luftë të Tretë botërore përmes paranojës anti-ruse në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Nga ana e Moskës, këshilltari presidencial Yuri Ushakov ka theksuar se ideja e një takimi trepalwsh ndwrmjet Rusisë, SHBA-ve dhe Ukrainës “nuk është diskutuar seriozisht dhe aktualisht nuk është në plan”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se Uashingtoni ka propozuar një takim midis Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë në Miami. Ai ka shtuar se pjesëmarrja e vendeve europiane mund të jetë e dobishme, por se së pari duhet të analizohen rezultatet e takimeve diplomatike të mëparshme.

Në frontin ushtarak, shefi i shërbimeve sekrete ushtarake ukrainase, Kirill Budanov, i cili është cituar nga mediat e Kievit, ka deklaruar se Rusia mund të synojë një sulm ndaj vendeve baltike deri në vitin 2027, me qëllim përvetësimin e tyre, duke rritur shqetësimet për stabilitetin rajonal.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)