Shërbimet e inteligjencës së dy vendeve anëtare të NATO-s dyshojnë se Rusia po punon për zhvillimin e një arme të re anti-satelitore, e cila synon të godasë rrjetin Starlink përmes krijimit të reve që shkatërrojnë strukturat në orbitë. Qëllimi do të ishte dobësimi i epërsisë hapësinore të perëndimit, e cila ka ndihmuar ndjeshëm Ukrainën në fushën e betejës.
Sipas asaj që raporton “Associated Press”, arma e cila punon “me efekt zonal” do të synonte të shkatërronte orbitat e Starlink, duke i goditur me qindra mijëra plumba me intensitet të lartë. Kjo do të bënte të mundur çaktivizimin e disa satelitëve njëkohësisht.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i një arme të tillë do të sillte rreziqe shumë të mëdha, pasi copëzat e mbetjeve orbitale mund të shkaktonin dëme kolaterale katastrofike edhe për sisteme të tjera satelitore, duke rrezikuar stabilitetin e gjithë infrastrukturës hapësinore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)