Turqi, rrëzohet pranë Ankarasë aeroplani që kishte në bord Shefin e Shtabit të Libisë

Kontaktet në radar me avionin humbën pas nisjes në orën 20:52, ndërsa kërkesa për ulje emergjente u regjistrua pranë Haymana-s.

23.12.2025. 22:25

Turqi, rrëzohet pranë Ankarasë aeroplani që kishte në bord Shefin e Shtabit të Libisë

Një aeroplan që transportonte një delegacion nga Libia, duke përfshirë edhe Shefin e Shtabit të këtij vendi, gjeneral Mohamed al-Haddad, u rrëzua. Ngjarja ndodhi rreth dy kilometra në jug të fshatit Kesikkavak, në distriktin Haymana pranë Ankarasë.

Aeroplani ishte nisur nga aeroporti Esenboğa i Ankarasë dhe po udhëtonte drejt Tripolit. Rrethimi i vendit ka nxjerrë në pah rrënojat e avionit. Sipas autoriteteve turke, në bord ndodheshin pesë persona, përfshirë gjeneralin al-Haddad, një nga figurat kryesore ushtarake të Libisë.

Kontaktet në radar me avionin humbën pas nisjes në orën 20:52, ndërsa kërkesa për ulje emergjente u regjistrua pranë Haymana-s, por më tej kontakti nuk u rikthye. Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, konfirmoi se rrënojat u gjetën nga xhandarmëria turke në vendin e rrëzimit. Autoritetet vazhdojnë hetimet për shkaqet e aksidentit tragjik.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)