“Gëzuar Krishtlindjet! Sot, të gjithë kemi një ëndërr dhe shprehim një dëshirë për të gjithë: ‘Do zoti zhduket nga faqja e dheut’”. Ky ishte mesazhi i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për Krishtlindje, duke nënkuptuar një urim për vdekjen e shefit të Kremlinit, Vladimir Putin.
Fjalët e përdorura nga lideri i Kievit kanë nxitur reagimin e Moskës, me zëdhënësin e Putin, Dmitry Peskov që ka vënë në pikëpyetje edhe shëndetin mendor të Presidentit ukrainas.
"Deklaratat e Volodymyr Zelensky ngrenë pyetjen nëse ai është i aftë të marrë vendime adekuate për zgjidhjen paqësore të konfliktit ukrainas", tha Peskov, duke komentuar fjalimin e Krishtlindjeve të liderit ukrainas.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, Peskov e përshkroi fjalimin si "pa shije, plot zemërim dhe të pabalancuar", ndërsa vuri në dukje se Zelensky "duket si një person i papërshtatshëm”.
"Dua të pyes nëse ai është i aftë të marrë vendimet e duhura për të zgjidhur çështjen përmes mjeteve politike dhe diplomatike", shtoi Peskov.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)