Kompania “Ryanair” pezulloi të gjitha fluturimet më datë 25 dhjetor, për të festuar Krishtlindjen. Mbi 3 mijë fluturime nuk u ngritën nga toka, duke prekur rreth gjysmë milioni pasagjerë në të gjithë Europën. Vendimi nuk lidhet me motin e keq apo grevat, por me arsye kulturore.
Kompania ka selinë qendrore në Irlandë, një vend me traditë të fortë katolike, ku Krishtlindja është një festë shumë e rëndësishme. Për këtë arsye, pilotët dhe stafi nuk punojnë dhe të gjitha veprimtaritë ndalen plotësisht.
Më 24 dhjetor 2025, “Ryanair” realizoi mbi 1.700 fluturime brenda ditës. Fluturimi i fundit ishte nga Kerry në Dublin, që u nis në orën 18:30. Fluturimet e tjera do të rifillojnë më 26 dhjetor me rreth 2.700 nisje.
Si pasojë e ndalimit, kompania hoqi dorë nga mbi 500 mijë pasagjerë dhe rreth 40 milionë euro të ardhura për atë ditë. “Ryanair” është kompania më e madhe në Europë që operon në biznesin e transfertave ajrore dhe pozicionohet e katërta në rang global.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)