Zelensky njofton takimin me Trump: Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski ka njoftuar përmes një postimi në 'X' se përpara natës së ndërrimit të viteve mund të ketë një takim me Presidentin amerikan, Donald Trump, që mund të vendosë shumë gjëra për fatin e Ukrainës.

26.12.2025. 10:07

Zelensky njofton takimin me Trump: Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri

Diskutimet diplomatike mbi përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë janë rindezur nga një postim i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në orët e para të së premtes.

Në postimin e tij në platformën ‘X’, Zelensky tha se kishte një marrëveshje për t'u takuar me Donald Trump në të ardhmen e afërt, duke shtuar se "shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri".

“Rustem Umerov më informoi për kontaktet e tij të fundit me palën amerikane. Nuk po humbasim asnjë ditë. Ramë dakord për një takim në nivelin më të lartë, me Presidentin Trump në të ardhmen e afërt. Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri. Lavdi Ukrainës!”, shkroi Zelensky.

Postimi vjen vetëm 24 orë pasi vetë Zelensky zbuloi planin e ri prej 20 pikash për të cilin thuhet se kanë rënë dakord SHBA-të dhe Ukraina, si dhe komunikimin që pati të enjten me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Teksti i paraqitur nga Zelensky parashikon ngrirjen e frontit në linjat e tij aktuale, por pa ofruar ndonjë zgjidhje të menjëhershme për çështjen e vështirë të territoreve të pushtuara nga Rusia, të cilat përbëjnë rreth 19% të Ukrainës.

Ndryshe nga versioni fillestar, dokumenti i ri injoron gjithashtu kërkesat e rëndësishme nga Moska, si tërheqja e forcave ukrainase nga rajonet e Donbasit që ato kontrollojnë dhe madje edhe angazhimin ligjor të Kievit për të mos u bashkuar me NATO-n.

Për këtë arsye, konsiderohet e pamundur që Rusia të bjerë dakord me propozimin e ri. Kur u pyet për çështjen, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska po "e shqyrtonte qëndrimin e saj" dhe nuk pranoi të komentonte mbi detajet.  

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)