Tre skiatorë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e një orteku në Pirenejtë Aragoneze në Spanjën verilindore.
Garda Civile shkoi me urgjencë në vendngjarje pas një telefonate që mori nga një grua e cila kishte parë momentin tragjik kur 4 skiatorët u goditën nga masivi i borës që rrëshqiti nga faqja e malit.
Në vendngjarje shkoi edhe një helikopter, i cili kontrolloi për disa orë zonën rreth majës Tablato.
Pas kërkimeve, ekipet arritën të gjenin trupat e 3 skiatorëve të cilët kishin ndërruar jetë për shkak të hipotermisë, teksa një grua arriti të shpëtonte.
Zona turistike dimërore njihet për rrezikshmërinë që paraqet nga ortekët dhe për këtë arsye autoritetet nxjerrin alarme për frekuentuesit dhe turistët që të tregojnë kujdes të shtuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)