“Ukraina nuk mund ta fitojë luftën pa mbështetjen e SHBA-së”

Presidenti Zelensky nuk i ka besë Putini-it, thekson se nuk dëshiron vërtetë paqe. Teksa vijojnë negociatat, u regjistruan shpërthime në Zaporizhia dhe Odesa.

30.12.2025. 08:09

“Ukraina nuk mund ta fitojë luftën pa mbështetjen e SHBA-së”

Presidenti Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina nuk mund ta fitojë luftën kundër Rusisë pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, duke theksuar rolin kyç të ndihmës ushtarake dhe politike amerikane. Ai beson se Donald Trump po punon për arritjen e marrëveshjes së paqes, por paralajmëroi se presioni ndaj Rusisë duhet të vazhdojë.

Zelensky hodhi poshtë si “gënjeshtra klasike ruse” raportimet për një sulm të dyshuar me 91 dronë ndaj një rezidence të presidentit rus Vladimir Putin dhe deklaroi hapur se nuk i beson liderit të Kremlinit. “Nuk mendoj se ai dëshiron paqe. Pikërisht për këtë arsye kemi nevojë për presion përmes sanksioneve dhe dialogut”, u shpreh ai.

Sipas Zelenskyt, territoret ukrainase që Rusia synon t’i aneksojë përbëjnë pengesën kryesore për arritjen e paqes. Ai theksoi se Ukraina nuk mund të tërhiqet nga këto zona:  “Nuk ndodh që thjesht të largohemi. Do të ishte kundër ligjit ndërkombëtar, aty jetojnë rreth 300 mijë civilë”, tha presidenti ukrainas.

Sipas tij, ndryshe nga Rusia, qëndrimet e Ukrainës janë më të afërta me ato të SHBA-së, duke nënvizuar se Trump po përpiqet të gjejë një kompromis të mundshëm. Ndërkohë, situata në terren mbetet e tensionuar. Gjatë natës janë raportuar shpërthime në qytetet Zaporizhia-s dhe Odesa-s.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)