Të lidhur me ISIS, Turqia arreston 357 persona

Autoritetet turke bëjnë me dije se kanë ndërmarrë një operacion në mbarë vendin ku u arrestuan më shumë se 350 militantë të lidhur me grupin terroriste Shtetit Islamik.

Burimi: BBC

30.12.2025. 19:02

Të lidhur me ISIS, Turqia arreston 357 persona

Autoritetet turke bëjnë me dije se kanë arrestuar më shumë se 350 persona të dyshuar për lidhje me grupin ekstremist Shteti Islamik në kuadër të operacioneve policore të zhvilluara në të gjithë vendin.

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, njoftoi se 357 të dyshuar u ndaluan në 21 provinca gjatë bastisjeve të koordinuara të kryera të martën, përfshirë Ankaranë, Stambollin dhe Yalovën.

Operacionet vijnë vetëm një ditë pas një përplasjeje të përgjakshme në qytetin veriperëndimor të Yalovës, ku tre oficerë policie dhe gjashtë militantë të dyshuar u vranë pas një rrethimi që zgjati rreth 8 orë.

8 oficerë të tjerë policie dhe një anëtar i forcave të sigurisë u plagosën. Autoritetet thanë se disa nga të ndaluarit kishin lidhje të dyshuara me këtë incident.

Më herët këtë muaj, forcat e sigurisë arrestuan edhe 115 persona të tjerë, të cilët sipas prokurorëve kishin planifikuar sulme kundër jomuslimanëve gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Gjatë bastisjeve, policia sekuestroi dokumente, materiale dixhitale dhe armë të ndryshme.

Në një postim në rrjetin social X, ministri Yerlikaya theksoi se Turqia nuk do t’u japë kurrë hapësirë grupeve terroriste dhe do të vazhdojë luftën pa kompromis kundër tyre.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)