“Lamtumirë letra”, pas katër shekujsh Danimarka nxjerr postierët në pension

Shërbimi postar danez u themelua në 1624 nga mbreti Kristian IV, dhe që nga atëherë breza postierësh kanë lëvizur nëpër qytete e fshatra, duke u bërë pjesë e imazhit urban.

31.12.2025. 14:41

“Lamtumirë letra”, pas katër shekujsh Danimarka nxjerr postierët në pension

Një traditë që prej shekujsh shoqëronte jetën e përditshme: hedhja e një letre në kuti, pritja e zileve dhe njohja e postierit nga larg. Të gjitha këto, tashmë janë një kujtim i largët.

Danimarka po mbyll epokën e shërbimit postar tradicional pas 400 vitesh. Ata bëhen vendi i parë në botë që heq dorë nga posta tradicionale me letra dhe përqendrohen në digjitalizimin e plotë.

Shërbimi postar danez u themelua në 1624 nga mbreti Kristian IV, dhe që nga atëherë breza postierësh kanë lëvizur nëpër qytete e fshatra, duke u bërë pjesë e imazhit urban. Sot, kompania “PostNord”, e lindur nga bashkimi i shërbimeve postare të Danimarkës dhe Suedisë, ka njoftuar ndërprerjen përfundimtare të shpërndarjes së letrave.

Posta tradicionale u shpall jo e domosdoshme dhe e të qëndrueshme. Ndryshimi ka edhe pasoja konkrete. 1,500 kaseta të kuqe postare, ikonë e vendit për mbi 170 vjet, janë hequr dhe vënë në shitje për bamirësi me çmim 300 dollarë secila. Gjithashtu, “PostNord” njoftoi shkurtimin e 1,500 vendeve të punës, një pasojë direkte e rënies së postës tradicionale.

Në 25 vitet e fundit, volumi i letrave të dërguara në Danimarkë ka rënë me 90%. Vetëm në 2024 kompania ka regjistruar humbje prej 428 milionë krona daneze, rreth 57 milionë euro. Letra do të mund të dërgohen ende përmes kioskave dhe dyqaneve, por duke përdorur shërbime private.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)