Mijëra protestues u mblodhën para ambasadës amerikane në Madrid këtë mëngjes për të dënuar sipas tyre "agresionin imperialist" pas arrestimit të presidentit venezuelian Nicolas Maduro dhe gruas së tij gjatë një operacioni ushtarak amerikan në Karakas.
Protestuesit mbanin disa pankarta, përfshirë një që përshkruante Donald Trump duke gëlltitur me padurim një kanaçe me naftë, të pikturuar me ngjyrat e flamurit venezuelian.
Po ashtu protestuesit mbanin në duar të tjera pankarta, ku në një prej tyre shkruhej "Trump agresori", ndërsa në një tjetër: ‘Jo agresionit imperialist kundër Venezuelës’. Shumë flamuj të partisë spanjolle të së majtës ekstreme Podemos dhe të Partisë Komuniste Spanjolle ishin gjithashtu të dukshëm midis flamujve venezuelianë që valëviteshin para ambasadës në zemër të Madridit, një ditë pasi SHBA-të arrestuan Maduron në një operacion ushtarak pas sulmeve ajrore në Karakas dhe zonat përreth.
Maduro tani po mbahet në një burg të Nju Jorkut në pritje të gjyqit pasi akuzohet nga amerikanët për "narkoterrorizëm" dhe kontrabandë kokaine në SHBA.
Sakaq, Trump ka njoftuar se vendi i tij do të udhëheqë tranzicionin në Venezuelë dhe synon të shfrytëzojë rezervat e saj të mëdha të naftës.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, vendi i të cilit i dha azil kandidatit të opozitës për zgjedhjet presidenciale të Venezuelës në vitin 2024, Edmundo González Urrutia, kishte dënuar dje "një ndërhyrje që shkel të drejtën ndërkombëtare", duke gjykuar se ky operacion amerikan e shtyn rajonin drejt një horizonti pasigurie dhe agresioni dhe bëri thirrje për “një tranzicion të drejtë dhe të bazuar në dialog".
Më parë, Sanchez, i cili mbështetet në mbështetjen e partnerit të tij të së majtës ekstreme, Suarez, përsëriti kritikat në një letër drejtuar anëtarëve të Partisë Socialiste, duke thënëL “Shkelja e fundit e së drejtës ndërkombëtare në Venezuelë është një akt që ne e dënojmë në mënyrën më kategorike".
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)