Bora, akulli dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë Europën Qendrore dhe Jugore, teksa aktualisht janë shënuar 6 humbje jete për shkak të motit të keq.
Tre persona humbën jetën në Landes të Francës dhe 15 u plagosën nga aksidentet rrugore, ndërsa dy viktima mbetën në një tjetër aksident në Paris si pasojë e ngricave në rrugë. Në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës një grua humbi jetën tragjikisht pasi një degë peme i ra mbi kokë.
Moti i keq ka sjellë edhe probleme në transport, ku në Franë u mbyllën gjashtë aeroporte ndërsa në Holandë qindra fluturime u anuluan në aeroportin e Schipol të Amstërdfamit. Gjithashtu pati kaos në stacionet e trenave.
Edhe Gjermania është përfshirë nga temperatura që kanë arritur deri në -10 gradë celcius teksa reshjet e borës pritet të intensifikohen.
Në Itali probleme për shkak të përmbytjeve, me zona ku ka pasur edhe evakuim të banorëve.
Edhe rajoni i Ballkanit është përfshirë nga moti i keq, ku ka pasur probleme me përmbytjet dhe furnizimin me energji elektrike në Serbi, Kroaci e Mal të Zi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)