Putin ndez qiri në liturgjinë e Krishtlindjes: Luftëtarët e Rusisë e mbrojnë atdheun me urdhër të Zotit!

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve duke e lidhur ceremoninë me një fjalim festiv rreth unitetit, bamirësisë dhe mbështetjes për forcat e armatosura.

07.01.2026. 10:17

Putini shkoi në kishën e Shën Gjergjit pranë Moskës me një kostum të errët pa kravatë dhe u fotografua duke qëndruar mes ushtarëve me uniformë, të cilët erdhën në liturgji me gratë dhe fëmijët e tyre.

"Luftëtarët e Rusisë gjithmonë, sipas urdhrit të Zotit, e kanë kryer këtë mision të mbrojtjes së Atdheut dhe popullit të tij, duke shpëtuar Atdheun dhe popullin. Në çdo kohë në Rusi, njerëzit i konsideronin luftëtarët e tyre pikërisht kështu, ata që me urdhër të Zotit, kryejnë këtë mision të shenjtë”, tha Putin në kishë pas shërbesës.

Kreu i Kremlinit theksoi se Kisha Ortodokse Ruse dha një kontribut të veçantë në bashkimin e shoqërisë ruse.

"Me një ndjenjë kënaqësie të thellë vërej kontributin e jashtëzakonshëm, vërtet unik të Kishës Ortodokse Ruse dhe të besimeve të tjera të krishtera në unitetin e shoqërisë, ruajtjen e trashëgimisë sonë të pasur historike dhe kulturore dhe edukimin patriotik, shpirtëror dhe moral të të rinjve", tha Putin në mesazhin e tij të urimit për Krishtlindjen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)