Humb jetën në rrethana misterioze gazetari rus në Paris, bie nga kati i 7 i pallatit

Një gazetar rus u gjet i vdekur jashtë apartamentit të tij në Paris pasi dyshohet se ka rënë nga dritarja e katit të shtatë, ndërsa policia po heton nëse bëhet fjalë për vetëvrasje, aksident apo akt kriminal.

Burimi: Le Parisien

07.01.2026. 19:48

Humb jetën në rrethana misterioze gazetari rus në Paris, bie nga kati i 7 i pallatit

Një gazetar rus “freelance” është gjetur i vdekur jashtë apartamentit të tij në Paris, pasi dyshohet se ra nga dritarja e katit të shtatë. Policia po heton rrethanat misterioze të vdekjes së 38-vjeçarit, ndërsa vetëvrasja konsiderohet si skenari kryesor, por hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që ai të ketë qenë objekt i kërcënimeve për vdekje, sipas gazetës franceze Le Parisien.

Zyra e prokurorit në Nanterre ka hapur një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Trupi i gazetarit u gjet në mëngjesin e së mërkurës jashtë ndërtesës në lagjen e pasur Meudon, dhe u transportua me urgjencë në spital, ku më vonë ndërroi jetë.

Policia raportoi se pranë dritares ishte vendosur një karrige, ndërsa në apartament u gjetën letra të shkruara në rusisht dhe ilaçe të hedhura në plehra. Gazetari jetonte me një bashkëshort mashkull, i cili ishte në gjendje shoku kur mbërriti policia.

Vdekja e tij ndodh vetëm tre muaj pas një ngjarjeje të ngjashme në Moskë, kur botuesi i  Pravda, Vyacheslav Leontyev, 87 vjeç, ra nga një dritare 70 metra larg shtëpisë së tij. Leontyev, i njohur për menaxhimin e pasurisë sekrete të Partisë Komuniste, vdiq papritur dhe policia po hetonte nëse ishte aksident, vetëvrasje apo akt kriminal.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)