Spanja ka kapur sasinë rekord të kokainës në det, teksa janë zbuluar rreth 10 ton kokainë të fshehura në një anije me ngarkesë kripe.
Anija është ndaluar pranë ishujve Kanarie, teksa mësohet se ishte identifikuar një grup kriminal shumëkombësh që dyshohet se eksportonte “sasi gjigante” kokaine nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Anija e dyshuar ishte nisur nga Brazili.Gjatë operacionit u gjet edhe një armë zjarri, e përdorur nga grupi kriminal për të mbrojtur ngarkesën.
Operacioni, i koduar “White Tide”, u zhvillua në bashkëpunim me policinë federale braziliane, Administratën Amerikane Kundër Drogës (DEA), Agjencinë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe autoritetet franceze dhe portugeze. Policia spanjolle e cilësoi aksionin si një goditje vendimtare ndaj rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe një dëshmi të efektivitetit të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)