Ish-zv.ministri rus i Punës dhe Mbrojtjes Sociale, Alexei Sklyar, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Popovka, në periferi të Moskës. Sipas informacioneve paraprake, autoritetet dyshojnë se 50-vjeçari ka kryer vetëvrasje.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore “TASS”, si edhe disa media të shkruara në vend. Sipas të përditshmes “Kommersant”, Sklyar dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh lamtumire. Sipas raportimeve, ai ka akuzuar bashkëshorten për gjestin ekstrem që kreu.
Ndërkohë, agjencia “Moskva” raporton se ish-zyrtari mendohet që i ka dhënë fund jetës me armë zjarri. Alexei Sklyar ka shërbyer si zv.ministër i Punës në Federatën Ruse nga viti 2018 deri më 2022-shin. Përgjegjësia e tij kryesore në detyrë ka qenë digjitalizimi i shërbimeve qeveritare. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)