Kërcënimet e Trump për tarifa, BE: Përgjigjemi të bashkuar

Liderët e BE deklaruan se unioni do të reagojë i bashkuar për kërcënimet e Trump për tarifa për çështjen e Groenlandës.

Burimi: BBC

17.01.2026. 22:07

Kërcënimet e Trump për tarifa, BE: Përgjigjemi të bashkuar

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer reaguan pas paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj disa vendeve evropiane për shkak të çështjes së Groenlandës.

Trump njoftoi planet për tarifa ndaj tetë vendeve, duke përfshirë Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar për kundërshtinë që kanë shprehur për qëndrimin e tij për të marrë në kontroll ishullin në Arktik për motive sigurie.

Macron theksoi se Franca qëndron e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së kombeve, si brenda Evropës, ashtu edhe globalisht.

“Këto parime udhëheqin veprimet tona dhe forcojnë lidhjen tonë me Kombet e Bashkuara dhe Kartën e OKB-së,” deklaroi ai.

Macron nënvizoi gjithashtu se kërcënimet me tarifa janë të papranueshme dhe se Bashkimi Evropian do të përgjigjet i bashkuar nëse ato zbatohen.

Nga ana tjetër, kryeministri britanik Keir Starmer përforcoi qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar se Groenlanda është pjesë e Danimarkës dhe çdo vendim për të duhet të merret nga groenlandezët dhe danezët.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)