Një seri ortekësh tragjikë kanë tronditur Austrinë, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur mes skiatorëve, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme për rrezik të lartë.
Rasti i parë u regjistrua rreth orës 12:30, kur një skiatore u përfshi nga një ortek në një lartësi prej 2,200 metrash. Bashkëshorti i saj njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të shpëtimit malor, gruaja nuk arriti të mbijetojë.
Vetëm pak më vonë, rreth orës 14:00, një tjetër incident i rëndë ndodhi në luginën Grossarl, në një zonë skijimi alpine në rreth 2,150 metra lartësi, ku një ortek i fuqishëm goditi 7 skiatorë. Katër prej tyre u gjetën pa shenja jete, ndërsa një mbeti i plagosur rëndë. Të mbijetuarit u transportuan me helikopterë në spitalet më të afërta.
Autoritetet konfirmuan se ortekët u shkaktuan nga vetë skiatorët, të cilët kishin injoruar paralajmërimet për të shmangur pistat e rrezikshme.
Shërbimi i paralajmërimit për ortekët në Salzburg e ka ngritur nivelin e rrezikut në shkallën 3 nga 5, duke paralajmëruar se edhe ngarkesat e vogla mund të shkaktojnë ortekë të rrezikshëm.
Autoritetet u bëjnë thirrje sportistëve të tregojnë kujdes maksimal në zonat alpine.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)