Tronditet Italia, vëllai vret motrën 22-vjeçare sepse dëgjonte muzikë me zë të lartë

Një 28-vjeçar italian i ka marrë jetën motrës së tij më të vogël, pasi ajo dëgjonte muzikë me zë të lartë dhe e pengonte të flinte gjumë.

Burimi: TGCOM24

04.02.2026. 15:02

Tronditet Italia, vëllai vret motrën 22-vjeçare sepse dëgjonte muzikë me zë të lartë

Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur Italinë. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se në Napoli, një 22-vjeçare është vrarë me thikë nga vëllai i saj, vetëm sepse ajo po dëgjonte muzikë me zë të lartë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ponticelli-t, aty ku Ilenia Muzella jetonte. Gjatë natës, vëllai i saj, Giuseppe, e goditi me thikë në shpinë dhe më pas e la trupin të ndjerës përpara një spitali, duke u larguar me makinë.

Mediat raportojnë se viktima dhe vëllai i saj 28 vjeçar deri vonë kishin ruajtur një marrëdhënie të mirë. Megjithatë, kohët e fundit klima kishte ndryshuar mes tyre, me tensione të vazhdueshme.

Me rëndësi vendimtare për hetimet që çuan në zbulimin e krimit, ishin imazhet nga kamerat e sigurisë në zonë. Sipas informacioneve të deritanishme, Giuseppe Muzella vrau motrën e tij sepse, siç dyshohet se u tha hetuesve, ajo dëgjonte muzikë me zë të lartë dhe nuk e linte të flinte.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)