“E vrava se më goditi qenin me shkelm”, 25-vjeçari italian që i mori jetën motrës ndryshon dëshminë

Giuseppe Musella, një 25-vjeçar nga Napoli, është dorëzuar në polici dhe ka pranuar se ishte autor i vrasjes së motrës së tij, Ylenia Musella, 22 vjeçare.

Burimi: Corriere

05.02.2026. 10:11

“E vrava se më goditi qenin me shkelm”, 25-vjeçari italian që i mori jetën motrës ndryshon dëshminë

25-vjeçari italian që i mori jetën motrës së tij duke e goditur me thikë ka rrëzuar versionin e parë të dëshmisë së tij, duke dhënë për hetuesit një version edhe më tronditës.

Pasi tha se e vrau motrën sepse dëgjonte muzikë me zë të lartë duke ia prishur gjumin, Giuseppe Musella në dëshminë e re ka deklaruar se shkak për krimin brenda familjes ishte bërë një debat lidhur me qenin e tij.

“Unë po flija, ajo filloi të ulëriste dhe më zgjoi. U grindëm për shkak të qenit tim. Ajo ishte e nevrikosur pasi qeni im kishte kryer nevojat në ambientet e shtëpisë dhe më pas e goditi me shkelm. Ky ishte momenti që solli debatin dhe në nerva e sipër, mora thikën dhe e godita”, ka rrëfyer 25-vjeçaru.

Vetëm një goditje me thikë sipas mediave italiane e ka lënë të pajetë 22-vjeçaren Ylenia Musella. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën pasdite në shtëpinë e dy të rinjve në Napoli.

Sipas mediave italiane, 22-vjeçarja kishte qenë gjithmonë shumë e lidhur me familjen, dhe veçanërisht me vëllain e saj, të cilit shpeshherë ja shprehte mbështetjen edhe në rrjetet sociale.

“Nuk do të doja kurrë të të shihja të vuash, sepse nëse ti je mirë, jam mirë edhe unë. Je gjithçka për mua, je pasuria ime më e madhe”, shkruante ajo për të vëllain, i cili u bë vrasësi i saj.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)