Rusia dhe Ukraina do të shkëmbejnë në ditët në vazhdim 314 të burgosur pas një akordi të arritur në bisedimet e fundit mes palëve.
Lajmi u bë me dije nga i dërguari i presidentit Donald Trump, Steve Witkoff i cili shtoi mes të tjerash se kjo marrëveshje vjen pas bisedimeve kontruktive që janë zhvilluar në Abu Dhabi.
“Ky rezultat u arrit nga bisedimet e paqes që kanë qenë të detajuara dhe produktive. Ndërsa mbetet punë e rëndësishme për t’u bërë , hapa të tillë tregojnë se angazhimi i ëndrueshëm diplomatik po jep rezultate të prekshme dhe po çon përpara përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”, u shpreh ai.
Bisedimet në Abu Dhabi mes Ukrainës dhe Rusisë zhvillohen mes ekipeve ushtarake, për herë të parë pas një kohe të gjatë dhe përfshijnë edhe të dërguarit specialë Jared Kushner dhe Steve Witkoff.
Një zhvillim i rëndësishëm diplomatik ishte dhe kërkesa e presidentit Donald Trump për homologun rus, Vladimir Putin që të ndalte bombardimet në Ukrainë për disa ditë, gjë që u pranua nga ky i fundit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)