Orteku nxjerr trenin nga shinat në Zvicër, ka të lënduar

Reshjet e dendura të borës dhe erërat e forta kanë shkaktuar incidente serioze në Zvicër, ku një tren doli nga shinat si pasojë e një orteku, duke lënë të plagosur pesë persona.

16.02.2026. 17:17

Ngjarja ndodhi në rajonin e Valais, ku treni me 29 pasagjerë u përball me masën e dëborës që dyshohet se kishte bllokuar shinat përpara kalimit të tij. Policia deklaroi se orteku mund të ketë rënë pak çaste para mbërritjes së trenit në segmentin përkatës. Kompania hekurudhore BLS njoftoi se linja midis Goppenstein dhe Brig u ndërpre menjëherë për arsye sigurie. Edhe Hekurudhat Federale Zvicerane konfirmuan se shkak i kësaj mase ishte orteku.

Ndërkohë, rreth 60 kilometra më në jugperëndim, në komunën Orsieres, autoritetet evakuuan rreth 50 banorë si masë parandaluese për shkak të rrezikut të shtuar nga ortekët. Sipas Instituti për Kërkime mbi Borën dhe Ortekët në Davos, në pjesë të mëdha të Alpeve Zvicerane rreziku i ortekëve mbetet i lartë për shkak të grumbullimit të madh të borës dhe dëborës së lëvizshme të nxitur nga era.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)