Aktivisti i vrarë në Francë, mes të ndaluarve edhe asistenti i një deputeti të La France Insoumise

Dyshimet ndaj Jacques-Elie Favrot kishin nisur disa orë pas ngjarjes, pasi dëshmitarë të pranishëm gjatë sulmit kishin përmendur emrin e tij.

17.02.2026. 21:45

Aktivisti i vrarë në Francë, mes të ndaluarve edhe asistenti i një deputeti të La France Insoumise

Pesë persona janë ndaluar nga policia në Francë, si të dyshuar për vrasjen e militantit të ri nacionalist, Quentin Deranque. Ai u sulmua të enjten e kaluar në Lion, në periferi të një zone ku po zhvillohej një konferencë në selinë lokale të Sciences Po dhe më pas ndërroi jetë në spital. Lajmin e ka konfirmuar prokurori i Lionit.

Sipas mediave franceze, mes të ndaluarve ndodhet edhe Jacques-Elie Favrot, asistent parlamentar i deputetit Raphaël Arnault. Ky i fundit është përfaqësues i partisë së majtë radikale La France Insoumise, e udhëhequr nga Jean-Luc Mélenchon.

Dyshimet ndaj Favrot kishin nisur disa orë pas ngjarjes, pasi dëshmitarë të pranishëm gjatë sulmit kishin përmendur emrin e tij. Si pasojë, kryetarja e Assemblea Kombëtare, Yaël Braun-Pivet vendosi t’i pezullojë atij të drejtën e hyrjes në ambientet e parlamentit, duke argumentuar se prania e tij mund të shkaktonte shqetësime të rendit publik.

Nëpërmjet avokatit të tij, Favrot ka mohuar zyrtarisht çdo përgjegjësi për ngjarjen. Ai gjithashtu ka njoftuar vetëpezullimin nga detyra deri në përfundim të hetimeve, duke deklaruar se është kërcënuar me vdekje nga grupe të ekstremit të djathtë në Francë dhe në vende të tjera të Europës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)