“La të dashurën të vdiste në malin më të lartë të Austrisë”, alpinisti rrezikon burgun

Një alpinist 34-vjeçar ka dalë në gjyq në Austri, i akuzuar për vrasje nga pakujdesia e rëndë, më shumë se një vit pasi e dashura e tij, 33-vjeçarja Kerstin G, humbi jetën nga hipotermia në malin Grossglockner.

Burimi: BBC

18.02.2026. 21:46

“La të dashurën të vdiste në malin më të lartë të Austrisë”, alpinisti rrezikon burgun

Një alpinist 34-vjeçar ka dalë në gjyq në Austri, i akuzuar për vrasje nga pakujdesia e rëndë, më shumë se një vit pasi e dashura e tij, 33-vjeçarja Kerstin G, humbi jetën nga hipotermia në malin Grossglockner, maja më e lartë e vendit.

Sipas prokurorisë në Innsbruck, i pandehuri, i identifikuar nga mediat austriake si Thomas P, ishte alpinisti më me përvojë dhe konsiderohej “udhërrëfyesi përgjegjës i turit”. Ai akuzohet se nuk e ndërpreu ngjitjen në kohë, pavarësisht kushteve të vështira dimërore, erërave deri në 74 km/h dhe temperaturave që me efektin e erës zbrisnin në -20°C.

Prokurorët pretendojnë se ai bëri disa gabime që në nisje të ekspeditës, përfshirë mungesën e pajisjeve të mjaftueshme emergjente dhe lejimin e përdorimit të këpucëve të papërshtatshme për terren alpin. Sipas tyre, çifti mbeti i bllokuar rreth orës 20:50 më 18 janar 2025 dhe i pandehuri nuk kërkoi ndihmë në kohë.

Nga ana tjetër, avokati i tij, Kurt Jelinek, e ka cilësuar ngjarjen “një aksident tragjik”, duke theksuar se të dy kishin planifikuar së bashku ngjitjen dhe e konsideronin veten të përgatitur. Sipas mbrojtjes, situata u përkeqësua papritur në orët e para të 19 janarit, kur 33-vjeçarja shfaqi shenja të forta rraskapitjeje. I pandehuri pretendon se e la përkohësisht për të kërkuar ndihmë, por ajo ndërroi jetë e vetme në dëborë.

Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon deri në tre vite burg.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)