Të jetosh mbi ujë, koncepti i ri i banimit që po pushton tregun europian

Shtëpitë lundruese përfaqësojnë një zgjidhje moderne banimi, që ndërthur dizajnin, lëvizshmërinë dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me detin.

19.02.2026. 18:12

Të jetosh mbi ujë, koncepti i ri i banimit që po pushton tregun europian

Njerëzit vijojnë të eksplorojnë mënyra të reja të të jetuarit. Trendi që po tërheq gjithnjë e më shumë interes janë shtëpitë lundruese. Këto struktura përfaqësojnë një zgjidhje moderne banimi, që ndërthur dizajnin, lëvizshmërinë dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me detin.

Ato quhen houseboat, e thënë ndryshe shtëpi-varkë. Mund të lundrojnë dhe të qëndrojnë pezull mbi ujë gjatë natës nëse kushtet janë të mira, ndërsa kur deti është i trazuar mund të ankorohen përgjatë bregut. “Është një mënyrë krejtësisht ndryshe për ta jetuar detin”, shprehet një prej sipërmarrësve të këtij biznesi të ri.

“Mund të zgjedhësh nëse do të qëndrosh i ankoruar apo të lëvizësh drejt vendeve të veçanta”, shton ai. Shtëpia mbi ujë përfshin katër dhoma gjumi, katër banjo dhe hapësira të projektuara për të garantuar rehati dhe funksionalitet, njësoj si në një banesë tradicionale. Edhe pse e konceptuar kryesisht për qëndrime të shkurtra, houseboat mund të shndërrohet në një zgjidhje më të qëndrueshme për ata që kërkojnë një eksperiencë jetese jashtë skemave të zakonshme.

Edhe tregu i pasurive të paluajtshme në këtë segment po njeh rritje të ndjeshme. “Një shtëpi lundruese mund të përfaqësojë një mundësi për investim dhe njëkohësisht një mënyrë për të kursyer krahasuar me banesat klasike”, thonë tregtarët që po i prezantojnë gjërësisht këto struktura edhe në tregun europian.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)