“Jemi kundër luftës”, Sanchez reagon pas kërcënimeve të Trump: Nuk duam një Irak të dytë

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez deklaroi se vendi i tij është kundër luftës, duke reaguar kështu ndaj kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump. Ai shtoi se nuk duhet të përsëritet një Irak i dytë.

Burimi: BBC

04.03.2026. 12:01

“Jemi kundër luftës”, Sanchez reagon pas kërcënimeve të Trump: Nuk duam një Irak të dytë

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka reaguar edhe njëherë pas kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë midis Spanjës dhe SHBA-së për shkak të kundërshtimit të Madridit ndaj bombardimit të Iranit.

Në një fjalim televiziv, Sánchez tha se qëndrimi i qeverisë mund të përmblidhet me fjalët “jo luftës”.

Ai bën thirrje që gabimet e së kaluarës të mos përsëriten, duke iu referuar pushtimit të Irakut në vitin 2003, i cili sipas tij nuk i kishte arritur qëllimet e tij, duke krijuar pasiguri dhe duke e përkeqësuar jetën për shumë njerëz.

Sánchez thotë se sulmet ndaj Iranit mund të kenë një ndikim të ngjashëm ekonomik për miliona njerëz të zakonshëm dhe qeveria po shqyrton masa për ta kundërshtuar këtë.

Një ditë më parë, Trump u zotua të ndërpresë të gjitha lidhjet me Spanjën dhe e përshkroi vendin si të tmerrshëm pasi Sánchez refuzoi të lejonte SHBA-në të përdorte bazat e saj ushtarake për të sulmuar Iranin.

Madridi i kishte etiketuar sulmet si një ndërhyrje ushtarake të pajustifikuar dhe të rrezikshme, teksa në objektivin e kritikave të Trump ishte dhe Britania.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)