Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte viziton Shkupin

Mark Rutte ka nisur vizitën zyrtare në Shkup, e para si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Ai u prit nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe më pas nga presidentja e vendit. Gordana Siljanovska-Davkova.

03.03.2026. 14:56

Rutte do të ketë takim edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. Rute do të mbajë edhe një fjalim para deputetëve në Dhomën ligjvënëse.

Më tej Rute do të vizitojë edhe kazermën “Ilinden”, ku do të marrë pjesë në prezantimin e grupit të lehtë këmbësorik të Batalionit të Armatës dhe një pjese të pajisjes së kësaj njësie.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)