"Irani s’ka kapacitet të godasë Shqipërinë", reagon kampi 'Ashraf 3' në Manzë

Zëdhënësi i kampit të muxhahedinëve në Manzë, Shahriar Kia ka reaguar pas lajmeve se Irani mund të godasë Shqipërinë. Ai totë se nuk ka kapacitetin teknike për këtë.

03.03.2026. 15:16

"Irani s’ka kapacitet të godasë Shqipërinë", reagon kampi 'Ashraf 3' në Manzë

Zëdhënësi i kampit të muxhahedinëve në Manzë, Shahriar Kia, ka reaguar pas lajmeve të publikuara së fundmi në një media nga Azerbajxhani për një sulm të mundshëm me raketa ndaj kampit "Ashraf 3" në Shqipëri.

Ai i ka cilësuar këto raportime si propagandë dhe pjesë të një lufte psikologjike. Sipas Kias, lajmet për një goditje të mundshme të kampit në Manzë janë të pavërteta dhe synojnë të krijojnë pasiguri.

“Lajmet e publikuara nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë thjesht propagandë e orkestruar nga regjimi iranian. Kjo po bëhet për qëllime lufte psikologjike, me qëllim krijimin e shqetësimit dhe kaosit në Shqipëri. Këto pretendime nuk kanë bazë dhe nuk bazohen në asnjë fakt”, u shpreh ai.

Zëdhënësi shtoi më tej se kjo fushatë po zhvillohet në bashkëpunim me persona që ai i cilësoi si agjentë lokalë të Iranit në Shqipëri.

Kjo luftë propagande po kryhet në koordinim të ngushtë midis regjimit iranian dhe agjentëve të tij lokalë në Shqipëri, pikërisht për të rritur rezonancën dhe përhapjen e saj sa më shumë të jetë e mundur”, tha ai.

Në përfundim, Kia nënvizoi se Irani nuk ka kapacitete teknike për të realizuar një sulm të tillë.

“Është e qartë dhe e pamohueshme se raketat e regjimit iranian nuk kanë kapacitetin teknik për të arritur në Shqipëri”, përfundoi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)