Një aksident ka përfunduar me dy persona të lënduar në jug të vendit. Aksidenti u regjistrua pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë-Delvinë, në afërsi të fshatit Stjar, përballë Mavropullit. Një automjet tip “Toyota”, që drejtohej nga shtetasi Fatmir Kuçi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përmbysur në kanal.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, Fatmir Kuçi, si dhe pasagjerja Kano Kuçi. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila i ka transportuar të lënduarit drejt urgjencës së Sarandës për ndihmë mjekësore.
Sipas mjekëve, të dy të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)