Lufta në Lindjen e Mesme, MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shqyrtoni me përparësi largimin

Ministria e Jashtme ka dalë me një deklaratë ku ju kërkon shqiptarëve të mos udhëtojnë drejt Lindjes së Mesme, teksa atyre që ndodhen aty iu bën thirrje të shohin mundësinë e largimit me çdo mjet të mundshëm.

03.03.2026. 12:01

Lufta në Lindjen e Mesme, MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shqyrtoni me përparësi largimin

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një thirrje për qytetarët shqiptarë në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në Lindjen e Mesme, teksa Izraeli dhe SHBA po bombardojnë Irani e teksa ky i fundit në kundërpërgjigjen e tij po lëshon raketa ndaj aleatëve të tyre në rajon.

MEPJ bën me dije se situata është e paqëndrueshme teksa iu kërkon qytetarëve shqiptarë që të shmangin lëvizjet drejt vendeve të rajonit, teksa atyre që ndodhen aty iu bën thirrje që të shohin me përparësi mundësinë e largimit.

Njoftim i Ministrisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, në vijim të përshkallëzimit ushtarak në rajonin e Lindja e Mesme, situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme.

Ministria këshillon fuqimisht shtetasit shqiptarë të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit deri në një njoftim të dytë.

Ndërkohë, shtetasit e Republikës së Shqipërisë të cilët gjenden aktualisht në rajon këshillohen:

•             Të tregojnë vigjilencë maksimale dhe të shqyrtojnë me përparësi mundësinë e largimit përmes linjave ajrore, për aq kohë sa ato vijojnë të jenë funksionale.

•             Të ndjekin zhvillimet përmes burimeve mediatike të besueshme dhe kanaleve zyrtare të informacionit;

•             Të respektojnë dhe ndjekin në çdo kohë udhëzimet e autoriteteve lokale;

•             Të mbajnë dokumentet e udhëtimit dhe mjetet e komunikimit gjithmonë të gatshme;

•             Në rast nevoje, të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në rajon dhe të veprojnë në përputhje me udhëzimet e tyre.

Në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës së sigurisë, mbyllja e hapësirës ajrore në një perimetër më të gjerë sesa vendet e prekura deri tani mbetet një mundësi reale, dhe fluturimet mund të anulohen pa paralajmërim. Për çdo çështje që lidhet me fluturimet, qytetarët këshillohen të kontaktojnë drejtpërdrejt kompanitë ajrore përkatëse.

Autoritetet shqiptare janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të informojnë në kohë reale për çdo zhvillim të ri.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)