Në Komisionin e Reformës Zgjedhore ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato kërkoi dialog për këtë reformë teksa theksoi se është parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
"Forcimi i sundimit të ligjit dhe dëshmimi i përkushtimit të palëkundur ndaj standardeve europiane është kyçe për Shqipërinë. Reforma zgjedhore është nevojë demokratike, besimi në zgjedhje është themeli i besimit në vetëdemokraci. Qytetarët duhet të jenë besimplotë se konkursi politik ka qenë i lirë, i ndershëm dhe i pandikuar. Pa transparencë në financimin politik, s’mund të ketë besim. Kur burimet e financimit janë të paqarta apo mbikëqyrja e dobët, besimi te këto institucione demokratike është i minuar, ndaj financimi është parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Reforma zgjedhore, sidomos sa i përket financimit të partive të fushatave mbetet në kuadër të kornizës së BE-së dhe patjetër lidhet ngushtë me themeloret", u shpreh Gonzato.
Pluralizmi politik dhe konkurrenca e barabartë janë kritere kryesore të reformës shtoi ai më tej. "Reforma zgjedhore duhet të garantojë pluralizmin politik dhe të sigurojë një fushë loje të barabartë për të gjithë aktorët politikë. Kuardri ligjor duhet të konkurrojë këtë konkurrencë të ndershme për të mbrojtur aktorët e vegjël dhe të parandalojë shtrembërimet e ndikimit të padrejtë”, duke shtuar se “vija dalluese mes shtetit e partisë duhet të jetë më qartësisht e theksuar”, deklaroi ambasadori i BE-së në Tiranë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)