Askush nuk do negociata! Irani: “Gjuha e vetme” për të komunikuar me SHBA-në është mbrojtja

Teksa përplasjet mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit vijojnë për të katërtën ditë radhazi, tensionet diplomatike janë thelluar edhe më tej, me deklarata të forta nga të dyja palët që lënë pak hapësirë për dialog.

Burimi: Tgcom24

03.03.2026. 16:44

Askush nuk do negociata! Irani: “Gjuha e vetme” për të komunikuar me SHBA-në është mbrojtja

Teksa përplasjet mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit vijojnë për të katërtën ditë radhazi, tensionet diplomatike janë thelluar edhe më tej, me deklarata të forta nga të dyja palët që lënë pak hapësirë për dialog.

Ambasadori iranian pranë OKB-së në Gjenevë, Ali Bahreini, deklaroi se “nuk është momenti për negociata”, duke theksuar se Irani do të vazhdojë të mbrohet derisa “të ndalet ky agresion”. Ai paralajmëroi se përdorimi i territorit të vendeve fqinje për të lehtësuar sulme kundër Iranit është i papranueshëm dhe se çdo bazë nga e cila ndërmerren sulme mund të konsiderohet objektiv legjitim. Sipas tij, “gjuha e vetme” për të komunikuar me SHBA-në është mbrojtja.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump shkroi në rrjetet sociale se Irani ka kërkuar bisedime, por ai u është përgjigjur se “tani është vonë”. “Ata duan të flasin. Unë thashë: Tepër vonë!”, u shpreh Trump, duke shtuar se mbrojtja ajrore dhe strukturat drejtuese iraniane “nuk janë më”.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump paralajmëroi se sulmet mund të zgjasin katër deri në pesë javë, ndërsa Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se “goditjet më të rënda ende nuk kanë ardhur”.

Trump theksoi gjithashtu se SHBA disponon furnizime “praktikisht të pakufizuara” armësh dhe akuzoi ish-presidentin Joe Biden se i ka dhënë Ukrainës armë të avancuara, përfshirë raketa me rreze të gjatë veprimi ATACMS.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)