Zbardhet vendimi i Kushtetueses: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Berishën, antikushtetues

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese ka rikthyer në qendër të debatit çështjen e masave të sigurisë ndaj politikanëve të lartë, duke shpallur antikushtetuese zgjatjen e “arrestit shtëpiak” për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

03.03.2026. 17:44

Sipas arsyetimit të zbardhur, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vlerëson se, edhe pse kishin kaluar shtatë muaj nga vendosja e masës, gjykatat e zakonshme nuk kishin paraqitur argumente konkrete mbi ekzistencën e rrezikut të ikjes. Po ashtu, nuk ishte evidentuar asnjë rrethanë e re që të justifikonte ashpërsimin e masës nga “detyrim paraqitjeje” në “arrest shtëpie”.

Kushtetuesja thekson se fillimisht rreziku për cenimin e provave ishte konsideruar i përmbushur me një masë më të lehtë, ndërsa më pas u vendos masa më e rëndë pa ndryshime në sjelljen e të pandehurit apo në rrethanat e çështjes. Sipas saj, mungesa e proporcionalitetit dhe e arsyetimit cenon ekuilibrin mes mbarëvajtjes së procesit penal dhe të drejtës për liri personale.

Berisha e kishte ankimuar masën më 17 dhjetor 2025, pas vendimit të Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”. Ai u lirua në nëntor 2024, ndërsa më 3 janar 2025, Gjykata e Posaçme e Apelit caktoi masën “detyrim paraqitjeje”, të cilën vijon ta zbatojë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)